Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit të përmasave të mëdha në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë, e cila ndodhet në një pallat 12 katësh.
Bano shkruan se po e ndjekin me shqetësim të gjithë situatën, ndërsa uron që asnjë qytetar të mos jetë lënduar nga kjo ngjarje.
Postimi i deputetes:
Kaos dhe panik në Lushnjë! Kati i dytë dhe i tretë i qendrës tregtare ‘Metropol’, qendër e cila ndodhet në një pallat 12 katësh, është përfshirë nga flakët! Fillimisht flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë, por zjarri më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e Qendrës Tregtare.
Solidarizim me qytetaret e rrezikuar dhe të lënduar, zjarrfikëset e forcat e rendit.
Po e ndjekim me shqetësim e vëmendje gjithë situatën.
Uroj me zemër që asnjë qytetar mos të jetë i lënduar.