Inspektimi mbi shkaqet që sollën shkrumbimin e 71 apartamenteve në kompleksin “Arlis” në zonën e farmacisë 10 në kryeqytet, ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka një raport as për dëmet kolosale të lëna pas.
Ndërkohë prokuroria dhe policia e kryeqytetit, pas arrestimit të 4 personave dhe procedimin e 4 të tjerëve për veprat penale shkatërrim i pronës nga pakujdesia dhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij zjarri.
Të lidhura
None found
Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, zjarri është aktivizuar në një grumbull me kartonë nga disa fëmijë ose nga një cigare e hedhur nga ballkonet e kateve të sipërme.
Përhapja e zjarrit në gjithë fasadën e godinës brenda pak minutash ngre pikëpyetje në lidhje me cilësinë e materialeve të përdorura në këtë kompleks, por edhe në ndërtime të ngjashme në gjithë Shqipërinë. Nisur nga kjo javën e ardhshme pritet që të gjithë ndërtimet e reja të kalojnë në filtër.
“Kambanë alarmi për ne. Përveç pikëpamjes formale të lejes kateve do shihen edhe materialet. Do përcaktohet metodologjia e kontrollit të çdo ndërtimi. Me akt të posatshëm do t’i ngarkohet IKMT”, u shpreh Dashnor Sula.
Një tjetër inspektim do të nisë edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitet në pallate dhe përdorin bombola gazi apo oksigjeni.
“Raste kur subjektet mbajnë bombola oksigjeni gazi. Nëse i kanë vendosur në vende që përbejnë rrezik, do duhet t’i vesh sipas rregullave në fuqi”, shtoi ai.
Masat e mara synojnë të parandalojnë ngjarje me pasoja në jetën dhe pronat e qytetarëve.
