Zjarri në pallatin në Astir, banori rrëfen momentet e tmerrit: Të merrej fryma, gjithçka ishte në tym

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një pallat është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbetën të lënduar 8 persona.

Mësohet se zjarri ka nisur në garazhin e pallatit ku edhe janë djegur katër makina.

Një nga banorët e pallatit ka treguar për News 24 momentet e tmerrit dhe vështirësitë me të cilat është përballur ndërsa tentoi të dilte jashtë.

Mbrëmë ra zjarri, isha në gjumë. Dëgjova një zhurmë ndoshta plasën motorrat poshtë. Kur dola tek dera korridori ishte mbushur me tym, drita nuk kishim, me zor ndeza dritën e telefonit. Kur dola poshtë nëpër shkallë pashë që i gjithë pallati kishte zbritur dhe unë e gruaja ishim të fundit. Zbritja nëpër shkallë ishte e rrezikshme sepse të merrej fryma nga tymi. Poshtë qëndruam deri në orën 02:00 se erdhën policia e zjarrfikëset. Tymi ishte shpërndarë edhe në pallatin tjetër, zjarrfikëset vunë shkallët dhe nxorën nga katet e larta familjarët që rrezikoheshin. Zjarrfikësja ka reaguar shpejt”, ka deklaruar banori. /albeu.com