Situata e zjarrit të rënë në majën e Rrunës vijon të jetë problematike, njofton Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës, duke shtuar se ka nisur ndërhyrja nga ajri.
Sot nga bashkia, për shuarjen e zjarreve, janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Njoftimi:
Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave Prefektura Kukes
Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Nderkohe ka filluar nderhyrja me helikopter./albeu.com