Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr në komisariatin nr.5 të policisë në Kamëz. Burime bëjnë me dije se ka persona të asfiksuar nga zjarri dhe një ka pësuar djegie, por nuk dihet nëse janë policë apo të shoqëruar.
Dyshimet paraprake janë se zjarri ka nisur nga qelitë.
Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur. Bëhet e ditur se të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera./albeu.com