Zjarri në fabrikën e sfugjerëve, policia: Asfiksohen dy persona, janë jashtë rrezikut për jetën

Një zjarr ka përfshirë fabrikën e sfungjerit në “Misto Mame” ku kanë mbetur të asfiksuar 3 persona.

Policia ka njoftuar gjithashtu se shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 30.08.2022 14:59