Zjarri në depozitat e gazit në Porto Romano, policia jep detajet

Një shpërthim në një pikë karburanti në Porto Romano tronditi mëngjesin e sotëm qytetarët e Durrësit, ndërsa banorët pranë vendngjarjes u larguan.

Policia e shtetit ka dhënë detaje duke sqaruar se ka vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com