Zjarri në banesën në Tiranë ku humbi jetën foshnja 6 muajshe, policia tregon si ndodhi ngjarja

Foto ilustruese

 Policia ka dhënë disa detaje se si ka ndodhur ngjarja e rëndë në  Tiranë, ku një foshnjë 6 muajshe humbi jetën si pasojë e zjarrit.

“Blutë” njoftojnë se si pasojë e këtij zjarri është djegur plotësisht banesa e shtetases J.L.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.

Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com