Zjarri masiv që përfshiu Krujën duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha/ Rama: Shmangëm një bilanc tragjik

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe policise në përballimin e situatës.

Rama theksoi se, pavarësisht erës së fortë dhe vështirësive për ndërhyrje nga ajri gjatë natës, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz.

Të lidhura

None found

Postimi në X:

Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese🔥🔥🔥

Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës:

“Zoti Kryeminister ! Ju lutem zjarri po merr permasa te medha ne Kruje! Po punojne si heronj Zoti ia shperblefte …por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri 🙏”.

 


Shtuar 9.08.2026 09:02

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş