Ministria e Mbrojtjes, bëri të ditur se flakët e fuqishme që përfshinë Malin e Krujës, janë vënë plotësisht nën kontroll duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit.
Sipas raportimeve zyrtare, terreni tashmë paraqitet i qetë, ndërsa një vatër e izoluar në pjesën më të lartë të malit po trajtohet nga ajri me ndihmën e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.
Të lidhura
None found
Aktualisht mbetet vetëm një vatër aktive, e cila vijon të mbikëqyret nga lart.
Në aksionin për shuarjen e zjarrit u përfshinë më shumë se 200 zjarrfikës dhe mbi 200 ushtarakë të Forcave të Armatosura, të cilët punuan pa pushim gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së goditur.
Si pasojë e flakëve, u shkrumbua plotësisht vetëm një objekt, konkretisht një magazinë private e një biznesi. Lajm i mirë është se nuk ka asnjë të lënduar dhe asnjë shtëpi banimi nuk u përfshi nga zjarri.
Sipas njoftimit të autoriteteve, zjarri në Krujë u dominua tërësisht që prej orës 06:00 falë përpjekjeve të koordinuara të të gjitha strukturave operacionale.
Ndërsa pjesa e sipërme e malit vijon të menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve, situata është krejtësisht e qetë dhe një katastrofë e mundshme u parandalua në sajë të angazhimit të pandërprerë të mbi 200 zjarrfikësve dhe mbi 200 efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët qëndruan gjithë natën në çdo cep të perimetrit të rrezikuar.
Shumica e këtyre forcave tashmë janë rishpërndarë. Vetëm një godinë rezulton e shkatërruar nga flakët, magazina e një biznesi, dhe për fat nuk raportohet asnjë jetë e prekur apo banesë e djegur.
Autoritetet shprehën falenderime dhe mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të çdo efektivi të forcave operacionale që luftuan pa u dorëzuar për shuarjen e zjarrit masiv në Malin e Krujës.
