Zjarri në Gjirokastër, flet kreu i zjarrëfikëses: Po punojmë me pompa shpine, është terren i vështirë

reu i zjarrfikëses së Gjirokastrës, Pëllumb Shalari ka shkuar në fshatin Gjat, në Lunxheri të Gjirokastrës, aty ku u raportua për një vatër të rrezikshme zjarri. Në një prononcim për mediat, Shalari tha se zjarrfikësit po punojnë me pompa shpine.

Shalari shtoi se terreni në fshatin Gjat është shumë i vështirë, por po punohet që të flakët të mos u afrohen banesave.

“Zjarrfikësit po punojnë me pompa shpine. Terreni në fshatin Gjat po paraqitet shumë i vështirë, por po punohet që të flakët të mos u afrohen banesave,”- tha Shalari.

Vatra e zjarrit u aktizua mbrëmjen e sotme. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 12 zjarrëfikëse.


Shtuar 29.08.2021 22:48