Zjarret vijojnë në disa zona të vendit, shtatë vatra aktive dhe helikopteri i FA-së në operacion

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 të 28 gushtit në Shqipëri janë evidentuar 10 vatra zjarri. Shtatë prej tyre mbeten aktive, dy janë vendosur nën mbikëqyrje, ndërsa një vatër është shuar plotësisht.

Vatrat aktive janë shënuar në qarqet Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ku ekipet e emergjencave po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Të lidhura

None found

Në malin e Dajtit janë rindezur tre vatra. Për përballimin e situatës janë angazhuar 25 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Qarku Dibër mbetet zona me përqendrimin më të madh të zjarreve, konkretisht në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal po veprojnë 53 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në operacion është përfshirë edhe një helikopter i FA-së.

Në Sllatinë janë në terren më shumë se 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Autoritetet bëjnë të ditur se këto vatra nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara.

Ndërhyrja në Tërbaç të Himarës po zhvillohet nga efektivët e shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga dy automjete zjarrfikëse.

Flakët vijojnë gjithashtu në Tërbuq të Gjirokastrës, ku janë angazhuar tre efektivë dhe një automjet zjarrfikës. Një tjetër vatër aktive është raportuar në Plovisht të Maliqit, ku po punojnë tre efektivë me një automjet zjarrfikës.

Vatrat e konstatuara në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen nën vëzhgim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ato nuk paraqesin kërcënim për zonat e banuara.

Në mbështetje të strukturave vendore, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter, me prioritet ndërhyrjen në Vajkal.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe ekipet në terren po punojnë për shuarjen përfundimtare të vatrave dhe shmangien e riaktivizimeve.


Shtuar 28.08.2026 14:56

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabet