Zjarret në vend, 5 vatra vijojnë të jenë aktive dhe në operacione përfshihen 2 helikopterë

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se deri në orën 20:00 të 27 gushtit në Shqipëri janë evidentuar 8 vatra zjarri. Prej tyre, 5 janë ende aktive, 2 po monitorohen, ndërsa një vatër është shuar.

Për menaxhimin e situatës janë vënë në dispozicion strukturat qendrore dhe vendore, mes tyre MZSH-ja, Forcat e Armatosura, ADZM/AZM, shërbimi pyjor, Policia e Shtetit, bashkitë dhe vullnetarët. Operacionet nga toka po mbështeten edhe nga 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Të lidhura

None found

Qarku Dibër ka pasur angazhimin më të madh të forcave në terren. Në Qafë të Helmës kanë ndërhyrë 27 persona: 8 efektivë nga MZSH Bulqizë, 9 punonjës të shërbimit pyjor dhe 10 vullnetarë. Për izolimin e flakëve janë përdorur prita dhe pompa shpine.

Në Vajkal operacioni është zhvilluar nga forcat zjarrfikëse, 4 punonjës të shërbimit pyjor, 5 efektivë të Policisë, 6 forca bashkiake, 13 forca të sektorit të shërbimit dhe 13 vullnetarë. Erërat kanë bërë të nevojshme edhe mbështetjen e një helikopteri të FA.

Në Sllatinë të Dibrës janë angazhuar 10 zjarrfikës, 4 forca të ADZM-së, 5 punonjës të njësisë administrative dhe 7 vullnetarë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, lëvizja është kryer me mjete 4×4, ndërsa ndërhyrja është ndihmuar gjithashtu nga një helikopter i Forcave të Armatosura.

Pas riaktivizimit të tre vatrave në Malin e Dajtit, në terren kanë shkuar 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, të mbështetura nga një helikopter i FA. Puna vijon në një zonë me vështirësi të mëdha terreni dhe vatra mbetet aktive.

Në Arrmollë, angazhimi i 4 forcave dhe i një autoboti uji ka sjellë përmirësimin e situatës dhe ka larguar rrezikun për banesat pranë zonës.

Ndërhyrja në Ungrej të Lezhës është realizuar me dy automjete zjarrfikëse dhe 7 forca operacionale, së bashku me 6 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Zjarri është shuar plotësisht.

Ndërkaq, në qarkun Elbasan vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vazhdojnë të jenë nën vëzhgim. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se zonat e banuara nuk kërcënohen.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek në mënyrë të pandërprerë zhvillimet në të gjithë territorin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Forcat dhe kapacitetet operacionale vijojnë të qëndrojnë në terren dhe në gatishmëri, ndërsa mbrojtja e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve mbetet përparësia kryesore.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş