Zjarret në Kukës, vatra në Majën e Rrunës vazhdon të jetë problematike

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka njoftuar për situatën e zjarreve në këtë qark.

Bëhet e ditur se, situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Njësinë Administrative Malzi vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Pritet që të mbërrijë një helikopter./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 09:03