Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës në vendgrumbullimin e inerteve ku hidhen dhe goma makine. Sipas informacioneve paraprake, janë aty ndodhen materiale plastike.
Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.
Edhe disa ditë më parë në fushën e mbetjeve, pranë fushës së inerteve, u regjistrua një rast i ngjashëm që krijoi një situatë të rënduar për qyetin e Vlorës.