Zjarr në urgjencën e re të QSUT! Evakuohen pacientët, dërgohen në Sauk me autoambulanca

Zjarr në urgjencën e re të QSUT.

Njoftohet se të sëmurët u transportuan në Sauk me autoambulanca.

Zjarri ka rënë në një prej bodrumeve dhe ka shkaktuar shumë tym çka rrezikonte të shkaktonte asfiksi te pacientët.

Mësohet se është bërë evakuimi i pjesës më të madhe të pacientëve. Krahas pacientëve të dërguar me urgjencë në Sauk, disa u sistemuan në pavione te tjera të QSUT-së.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset e Tiranës, dhe pas ndërhyrjes zjarri është vënë nën kontroll ashtu siç sqaron edhe QSUTja në reagimin e saj për media.

Reagim për Media nga QSUNT:

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.

Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekesor dhe atij zjarrefikës.

Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë.

 


Shtuar 11.02.2024 08:40