Zjarr në Surrel, Klodiana Lala shfrenon fantazinë: Thashë se ra te AY (FOTO LAJM)

Gazetarja Klodiana Lala ka postuar në faqen e saj në Facebook një njoftim policie, që raporton për një zjarr në Surrel.

Lala ironizon duke thënë se dyshoi se zjarri kishte rënë në shtëpinë e Ramës.

“Nje moment u tremba. Thashe ra zjarr te AY

Policia Tirane

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.03.2022, në fshatin Surrel, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit B. T., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, ka shkruar Lala./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 10:57