Zjarr në Shkodër, shkrumbohet nga flakët kati i dytë i banesës

Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme një banesë ne fshatin Golem të Shkodrës.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shkak për ndezjen e flakëve të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë është dëmtuar kati i dytë i banesës në pronësi të shtetasit N. R., ndërsa nuk raportohet për viktima. Sakaq, flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet e zjarrfikëses ndërsa hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjen për dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin Golem, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. R. Për pasojë është djegur kati i dytë i banesës.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar 10.06.2025 16:20

Tags: ,