Zjarr në qendrën e rehabilitimit për drogën, 32 të vdekur

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 16 kanë pësuar djegie pasi një zjarr shpërtheu në një qendër rehabilitimi për drogën në qytetin Langarud në provincën Gilan të Iranit verior, njoftuan sot mediat iraniane.

Autoritetet gjyqësore po hetojnë shkakun e zjarrit, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Mehr.

Drejtuesit dhe zyrtarët e qendrës po merren në pyetje.

Sipas menaxherit të qendrës, godina kishte kapacitet për strehimin e 40 personave.


Shtuar 3.11.2023 09:43