Zjarr në pyjet e Durrësit, flakët djegin dhe makina e zjarrfikëses (FOTO LAJM)

Shumë zona në Shqipëri janë përfshirë nga zjarri. Së fundmi disa vatra zjarri janë aktivizuar në veri të Durrësit.

Mësohet se janë përfshirë nga flakët zonat pyjore në fshatin Shetaj dhe Ishëm.

Skuadrat e repartit të zjarrfikëses janë nisur për në vendngjarje dhe prej disa ditësh po  punohnë për vënien nën kontroll të zjarreve. Problematike mbeten zonat e thella ku zjarrfikësja e ka të pamundur të futet./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 14:08