Zjarr në Mallakastër, digjen 4 hektarë me ullinj shekullorë, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në zonën e njohur si Gjerbs në Mallakastër.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderushme, ndërsa deri tani kanë djegur rreth 4 hektarë tokë të mbjellë me ullinj shekullor.

Të lidhura

None found

Për shkak të erës, flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe banesat që ndodhen pranë, edhe pse po punohet me të gjitha forcat për shmangien e përhapjes së flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ai ndihmohet edhe nga temperaturat e larta dhe era./albeu.com