Një vatër zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Suhë të Bashkisë Libohovë, në Gjirokastër.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Libohovës, Dropullit dhe nga Drejtoria e Gjirokastrës janë nisur drejt vendngjarjes, për të punuar në shuarjen e flakëve.
Ende nuk ka informacion të plotë rreth rrethanave të ngjarjes, por policia po punon për të zbardhur shkaqet./albeu.com