Zjarr në Kalimash, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e vatrës

Kanë nisur te shfaqen zjarret e para në territorin e Bashkisë Kukës, në këtë sezon veror.

Në fshatin Kalimash, në afërsi të rrugës Kolsh-Kalimash, është shfaqur një vatër zjarri ditën  e sotme.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe për shuarjen e tij ka ndërhyrë zjarrfikësja.

Nga vlerësimi paraprak mësohet se janë djegur 1500 katrorë pyll me geshtenja./albeu.com


Shtuar 1.07.2021 15:16