Zjarr masiv në Memaliaj, era dhe terreni i pyllëzuar vështirësojnë punën e zjarrfiksëve

Një zjarr masiv ka rënë në kodrat e fshatit Zhulaj, Njësia Administrative Krahës, Memaliaj.

Zjarri i ndezuar prej disa orësh në zonën e pyllëzuar, riaktivizohet furishëm si pasojë e erës së fortë.

Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë Memaliaj, por puna për shuarjen e flakëve është bërë e vështirë si pasojë e erës, terrenit të pyllëzuar dhe malor./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 15:48