Një zjarr i madh ka rënë në vendin e quajtur Dollaje, mes dy liqeneve Pacung dhe Dollake, në Krujë.
Mësohet se sipërfaqja e djegur deri në këto momente është mjaft e madhe pasi bëhet fjalë për disa hektarë dhe askush nga instancat shtetërore nuk ka ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë.
E vetmja mundësi për shuarjen e flakëve është helikopteri.
Zjarri vijon të djegë hektarë të tërë me pyje, dhe era po e favorizon./albeu.com