Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, shpëtohet një e moshuar invalide dhe rrezikohet kabina elektrike

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në fshatin Plan i Bardhë, pjesë e territorit të Bashkisë Klos. Flakët nisën në një sipërfaqe me ferra dhe dushqe, ndërsa era e fortë favorizoi përhapjen e tyre të shpejtë. Zjarri përfshiu edhe një banesë, e cila në atë moment ishte e pabanuar.

Në perimetrin e përfshirë nga flakët ndodhet gjithashtu një kabinë elektrike, e cila rrezikon të digjet.

Të lidhura

None found

Për përballimin e situatës janë angazhuar ekipet zjarrfikëse të Klosit, Burrelit dhe Bulqizës. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, bëri të ditur se pritet ndërhyrja edhe e zjarrfikësve nga Dibra dhe e forcave të Ushtrisë, për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë zjarri dhe erës që po ndihmon përhapjen e tij.

Ndërhyrja për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve po vazhdon. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që të mos i afrohen zonës së rrezikuar dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.


Shtuar 7.08.2026 17:49

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomanadolucasino girişbetcio