Edhe në Himarë është aktivizuar një vatër zjarri. Mësohet se nga flakët është përfshirë kodra e qytetit.
Kujtojmë se shumica e qarqeve në vend janë përfshirë nga zjarret, por situata në Gjirkoastër dhe në Karaburuan paraqitet më keq.
Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi u ka bërë apel qytetarëve të evakuohen nga fshatrat që paraqiten me rrezik të lartë.
Gjithashtu sot u shënua viktima e parë nga zjarret, në fshatin “Asim Zeneli”, ku vdiq një 64-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak se ka marrë djegie në trup./albeu.com