Zihen me grushte dy gra në Belsh

Dy gra në Belsh janë përleshur me grushte dhe sende të forta, për motive të dobëta. Ato të dyja janë proceduar penalisht nga policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 22.02.2022 13:44