Lideri i ASh-së, Ziadin Sela ka shpallur fitoren në dy komuna. Në komunën e Gostivarit dhe të Dibrës.
Në rreth të dytë ka njoftuar se do të shkojnë në 5 komuna, ku pret informacione edhe për komunën e 6 e cila është Tetova.
“Opozita i fiton dy komuna që nga rrethi i parë dhe atë Dibrën dhe Gostivarin. Në rreth të dytë shkojmë në 5 komuna dhe presim informacione për komunën e gjashtë të Tetovës. Në rreth të dytë shkojmë në Strugë, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë dhe Çair”, tha Sela.
Ai ka hedhur kritika për procesin demokratik duke thënë se “fatkeqësisht ne ende jemi në një proces ku flasim për kërcënime dhe shantazhe të votës”.