Zhvlerësimi i rublës, Kremlini: Rusia do të “shfuqizojë” sanksionet e Perëndimit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp ka thënë se Rusia po planifikon të heqë sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore që kanë bërë që rubla të bjerë.

“Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të vështira, por vendi ynë ka potencialin e nevojshëm për të kompensuar dëmin”, tha Peskov, raporton BBC.

Ai shtoi se sot Putin do të punojë për çështjet ekonomike dhe do të takohet me ministrat kryesorë, duke përfshirë ministrin e financave dhe guvernatorin e bankës qendrore.

Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar, së bashku me SHBA-në dhe BE-në, ndërprenë bankat ruse nga tregjet financiare në Perëndim, duke ndaluar marrëdhëniet me bankën qendrore, fondet shtetërore të investimeve dhe ministrinë e financave.

Si rezultat, banka qendrore e Rusisë ka më shumë se dyfishuar normën bazë të interesit në 20% nga 9.5%.

Ajo shënon një përpjekje për të ndalur rënien e shpejtë të vlerës së monedhës ruse rubla kundrejt dollarit amerikan, e cila kërcënon të zhdukë fuqinë e saj blerëse dhe të shkatërrojë kursimet e rusëve të zakonshëm.


Shtuar 28.02.2022 11:52