Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksualisht në rrjetet sociale. Madje i kërkonte dhe takime për të kryer marrëdhënie seksuale.
“Piranjat” i këruan së miturës një numër kontakti me një person madhor dhe vajzës i doli në krah kushëriri i saj.
Ky i fundit në një bisedë telefonike sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamer. Gjithashtu i ka treguar se është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Vajza i ka thënë edhe moshën, por sipas kushëririt, pedofili që duhet të jetë mbi 40 vjeç nuk e ka pasur problem që ajo është 15 vjeç.
Të gjitha këto vërtetohen edhe nga bisedat online mes tij dhe të miturës ku nuk mungojnë dhe fjalët banale.
Mes të tjerash manjaku i shkruan se është 30 vjeç (e gënjen) dhe se nuk e ka problem moshën e saj, madje i shkuan se në të njëjtën moshë ka dhe bashkëshorten. Duket se është një person shumë i rrezikshëm, pasi i pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me vajza të tjera të moshës 15-16 vjeç. Kushëriri sqaron se i tha, që ta provokonte më shumë pedofilin dhe më pas ta demaskonin tek “Piranjat”.
Erta nisi komunikimin. Filloi t’i japë “shpresë” dhe menjëherë pedofili nisi t’i dërgojë deri foto nudo, pa u merakosur aspak se ka përballë një vajzë të vogël.
Pas këtij hapi të parë, “Piranjat” i kërkuan vajzës akses në instagramin e saj dhe nisën bisedën me të.
Gjatë bisedës ai i kërkoi ta takojë në qytetin e tij dhe më pas të shkojnë në hotel. Që Erta mos e refuzojë, ai përpiqet të jetë bindës duke i treguar se me të në hotel kanë qënë dhe bashkëmoshatare të saj dhe janë kënaqur.
Në një prej bisedave Floriani i kërkon që ajo të zhvishet dhe ta shohë nudo përmes kamerës.
Piranjat e futën në kuth burrin duke udhëtuar drejt Dimalit, atje ku ishte përgatitur për të pritur vajzën e mitur.
Gazetarët vunë re se Floriani po fliste në telefon me shokët e tij, të cilët po vinin me makinë për të marrë vajzën.
Në rrugë u shfaq një kamionçinë e bardhë, në të cilën ndodheshin dy persona. Teksa pedofili pas prangosjes, u shoqërua në polici, bashkëpunëtorët e tij u larguan.
Tashme i mbetet policisë t’i zbulojë miqtë e pedofilit dhe qëllimet e tyre./Albeu.com/