Zhvillohet në Tiranë protesta “për bukën e gojës”: Ulni çmimet

Prej orës 17:00 ka nisur në Tiranë, përballë kryeministrisë protesta kundër rritjes së çmimeve, të paralajmëruar pak ditë më parë nga qeveria shqiptare.

Edhe pse në kushtet e një moti të paqëndrueshëm, qytetarët janë mbledhur sërish në shesh, pas lajmërimit të bërë pas protestës së parë.

Personat e mbledhur atje, kanë kërkuar ulje të çmimeve dhe ulje të taksave, pasi sipas tyre, jetesa në shqipëri, me rrogat minimale që paguhen shqiptarët, është e papërballueshme.

Mes të pranishmëve janë mbledhur edhe mjaft personalitete nga shoqëria civile, të cilët mbështesin kauzën e përbashkët të etiketuar prej tyre si kauza për “bukën ë gojës”./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 17:30