Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt, do të prehet në varrezat e fshatit të saj

Trupi i pajetë i Liridona Ademajt është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës. Ajo u vra me porosi të bashkëshortit të saj, mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Familja e saj kishte bërë kërkesë për zhvarrosjen e trupit, dhe ajo pritet të prehet në fshatin e saj të lindjes, Rracaj. Rivarrimi  do të bëhet në orën 14:00.

Kujtojmë që bashkëshorti i saj, Naim Murseli, u la në burg nga gjykata, bashkë me autorët e tjerë. Ai e inskenoi ngjarjen si grabitje, ndërkohë që natën e krimit, në makinë me ta ishin dhe dy fëmijët e mitur.


Shtuar 4.12.2023 12:55