Ish-deputeti socialist Arben Malaj ka analizuar deklaratat e kryeminisrit Edi Rama ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, ku duke iu referuar Dritan Lelit e cilësoi si ‘të vdekurit e bashkisë’.
Sipas Malajt, Rama zhgënjimin ndaj vlonjatëve për 25 prillin, po e nxjerr me Dritan Lelin dhe në mandatin e tretë inatin do e nxjerrë me njerëzit.
“Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në. Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale” – shkruan Malaj.
Postimi në facbook:
Ky reagim është një detyrim mirënjohës ndaj vlonjatëve, por edhe ndaj prindërve dhe vëllait të ndjerë të Lelit! Gjuha denigruese e Ramës ndoshta vjen së pari nga mos nënshtrimi i Lelit për të dhënë dorëheqjen si kryetar i bashkisë, por vjen sidomos nga pjesëmarrja e vogël e vlonjatëve në votime, në krahasim me çdo qark tjetër.
Në këto projekte bashkitë anashkalohen dhe nuk kanë asnjë fuqi reale për të: (1) bërë studime fisibiliteti; (2) përzgjedhur kompanitë fituese; (3) ndjekur punimet dhe (4) për ti marr ato në dorëzim.
Bashkitë kudo në Shqipëri kanë shumë pak apo aspak fuqi reale për ta përshpejtuar apo vonuar një projekt.
Çdo gjë vendoset nga lartë, sipas sistemit të përzgjedhur me kujdes për të anashkaluar bashkitë, jo vetëm aty ku opozita ka bashkitë, por kudo ku ka tendera dhe para publike.
Shikoni kompanitë zbatuese të këtyre projekteve në Vlorë dhe kuptohet lehtë pushteti absolut nga lartë në çdo fazë të investimeve publike dhe në çdo bashki të vendit.
Për gjuhën denigruese dhe përçmuese të tij ndaj Bashkisë së Vlorës, edhe populli i Lumit të Vlorës thotë se: ‘Po i bie dritares që të dëgjoj dera’.
Zhgënjimin ndaj vlonjatëve për 25 Prillin ja nxjerr Lelit, i cili ka kohë që pengohet të jetë edhe kryetari ‘de facto’ i bashkisë Vlorë, të cilat modeli rilindas i ka bërë ‘dalje’ nga çdo projekt zhvillimi.
Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në .
Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale.
Është hera e dytë që sillet hakmarrës ndaj kryetarëve të Bashkisë së Vlorës.
Ai duhet të kuptoi se populli shqiptarë e ka të qartë se zhvillimi me rritje punësimi dhe rritje e të ardhurave, nuk vjen thjeshtë nga Investimet në infrastrukturë dhe aq me pak kur kufizohen dhe dëmtohen të drejtat njerëzore dhe liritë ekonomike e politike.
Njerëzit varfërohen apo pasurohen nga modeli qeverisës dhe impakti konkret i modelit të lidërve në jetën dhe hallet e tyre të përditshme.
Të njëjtin mesazh i dhanë Berishës në 2013 për projektet e mëdha të rrugëve, populli i Kukësit dhe Elbasanit.
Të njëjtin mesazh të drejtpërdrejtë i dha Ramës populli i Vlorës, Kukësit Dibrës, Malësisë së Madhe dhe Tropojës.
Vlora ka 12 deputetë që pavarësisht partive politike me shumë se besnikëria ndaj PS apo PD, duhet ti bashkoj detyrimi moral, përgjegjësia përfaqësuese dhe besnikëria ndaj vlonjatëve, duke reaguar kundër këtij mentaliteti dhe gjuhe denigruese dhe përçmuese ndaj bashkisë së Vlorës.
Aq i madh qenka ky zhgënjim ndaj vlonjatëve sa edhe gjatë ditës së pashkëve kryedeputeti i tyre përdor gjuhë denigruese dhe përçmuese.
Mirënjohje popullit krenar dhe fisnik të qarkut të Vlorës!