Zhdukja misterioze e dy personave në Sarandë, nisin hetimet për automjetin e gjetur, dyshohet se është përdorur dhe për një krim tjetër

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me zhdukjen e 46-vjeçarit Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit, në Sarandë.

Tashmë ka dyshime të forta se ata mund të jenë vrarë në fshatin Vrinë të Konispolit dhe se trupat e tyre mund të jenë groposur në atë zonë.

Gjithashtu mësohet se, kanë nisur hetimet në lidhje me mjetin tip ‘Merceds-Benz’ i cili u gjet i fshehur në afërsi të fshatit Nivicë, ku dyshohet se është përdorur dhe në një krim tjetër.

Nga filmike të siguruara në ngjarjen e datës 5 dhjetor 2022 ku në banesën e shtetasit me iniciale L. L u vendos një sasi eksplozivi, automjeti ‘Benz’ i gjetur i fshehur në një magazinë mund të jetë i njëjti që ka rrëmbyer “Koçolen” dhe Sulovarin.

Mjeti rezulton se ka të lyera me sprajt disqet, ndërkohë automjetit i dytë i gjetur tip “Land Rover” Discovery është sekuestruar dhe marrë me karoatrec në një karburant në Qafë-Gjashtë, ku dyshohet se është lënë aty me qëllim për të qenë në mbikëqyrje të kamerave, për të hequr dyshimet mbi autorët e mundshëm.

Kujtojmë se paraditen e sotme forca të shumta policie, FNSH dhe dhjetëra familjare të dy personave të zhdukur rrethuan fshatin Vrinë për gjetjen e këtyre të fundit.