Ankthi për zhdukjen e biznesmenit shqiptar në Greqi është në kulmin e tij, pasi ka humbur gjurmët prej mbrëmjes së të dielës së 28 gushtit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi këtë ngjarje. Media greke “Protothema” ka publikuar pamjet e mjetit “Jeep” ngjyrë blu që i takon së dielës pasdite të datës 28 gusht, ndërsa po takohej me miqtë e rij.
46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim me një klient në një njësi hoteliere. Një takim që nuk u zhvillua kurrë.
Pamjet e mjetit janë gjurmët e tij të fundit, që besohet se kalon në rrugën e Kallitheas, në Faliraki. Kujtojmë se mjeti tashmë është gjetur nga policia, shumë pranë banesës së biznesmenit Dzani Topali si dhe celulari i tij, por vetë ai jo.
Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërsa po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babain e tre fëmijëve.