Ekipet spanjolle të shpëtimit po kërkojnë në ujërat e ishujve Kanarie për një varkë që mbante të paktën 200 emigrantë afrikanë, të cilët bëjnë një javë të zhdukur.
Grupi i ndihmës Walking Borders thotë se varka e peshkimit lundroi nga Kafountine, një qytet bregdetar në Senegalin jugor që është afërsisht 1,700 km nga Tenerife.
Grupi thotë se shumë fëmijë janë në bord, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.
Dy varka të ngjashme me dhjetëra persona të tjerë thuhet se janë gjithashtu të zhdukur.
Ka pak detaje në lidhje me dy varkat e tjera, megjithatë agjencia e lajmeve Reuters citoi Helena Maleno nga Ëalking Borders të ketë thënë se njëra ka rreth 65 persona në bord, tjetra deri në 60. Kjo do të sillte numrin e përgjithshëm të njerëzve të zhdukur në tre varkat në më shumë se 300.
Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Evropa pa një nga mbytjet e saj më të rënda të emigrantëve në Mesdhe, kur një peshkarexhë e mbipopulluar u mbyt në brigjet greke.
Të paktën 78 persona u konfirmuan të mbytur, por Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se deri në 500 janë ende të zhdukur.
Udhëtimi nga Afrika Perëndimore në Ishujt Kanarie është ndër rrugët më të rrezikshme për emigrantët, sepse ata zakonisht lundrojnë me anije të thjeshta peshkimi, të cilat mund të hidhen lehtësisht nga rrymat e fuqishme të Atlantikut.