Zhduket një person në Maliq

Një person është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në Maliq.

Policia raporton se i zhdukuri është A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas.

Denoncimi është bërë nga vëllai i 54-vjeçarit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetasit A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij shtetasi J. M., i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e 54-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com/

 

 


Shtuar 1.12.2021 13:02