Zhduket e mitura nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një vajze 13-vjeçare nga Gjilani, e cila është zhdukur.

“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të publikuar në Fb me 22 gusht 2022. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, e ka bërë këtë kërkesë për ndihmë me qëllim gjetjen e personit të zhdukur, të miturës me të dhëna si më poshtë:

Inicialet A. I. Kosovare Shqiptare, Viti i lindjes 2009. Adresa e banimit Gjilan

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat e telefonit:192; 03850807001.