Zhduket 37-vjeçarja në Tiranë, shefja e punës e kallëzon në polici: S’po lidhemi me të

Një 37-vjeçare ka humbur kontaktet me kolegët e saj të punës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se E. B., 43 vjeçe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me punonjësen e saj, J. C., 37 vjeçe. Pas kallëzimit, policia po punon për gjetjen e 37-vjeçares. Nuk dihet se çfarë profesioni bën e reja dhe as nëse ka pasur kontakte me familjarët e saj.

Njoftimi:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2., Tiranë, është paraqitur shtetasja E. B., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me punonjësen e saj, shtetasen J. C., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.11.2022 16:12