Një 32-vjeçar në Tiranë, ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Ka qenë babai, i cili i është drejtuar komisariatit të policisë nr.2, për të bërë kallëzim se i biri është larguar nga banesa.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ka kallëzuar një 64-vjeçar, se djali i tij 32 vjeç, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.