“Zgjohet” Ronaldo, portugezi “poker” me Al Nassr, rekordi i ri që arriti

Kristiano Ronaldo është rikthyer te goli në Arabinë Saudite, pas ndeshjeve të para me Al Nassr, ku nuk la shumë gjurmë.

Sulmuesi portugez tronditi rrjetën plot katër herë në ndeshjen kundër Al Ëehda.

Fituesi i Topit të Artë, 38 vjeç, shënoi në minutat 21, 40, 53 dhe 61 për të arritur 500 gola në ligë në karrierë.

Goli i katërt në këtë ndeshje ishte edhe goli numër 503 në ligë, pasuar ato që ka shënuar në Portugali, Premier League, La Liga dhe Serie A.

Golat e Ronaldos i dhanë Al-Nassr-it një fitore shumë të nevojshme, teksa ata kërkojnë një tjetër titull të ligës. /albeu.com

 


Shtuar 9.02.2023 20:33