Zgjodhi Shqipërinë për pushime, gjyqtarit italian i vidhen mes ditës dokumentat dhe çanta me para

Një gjykatas italian është grabitur në Shqipëri, në zonën e Golemit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku ai ka lënë mjetin në një servis, për shkak se i ishte çarë njëra nga gomat, dhe aty i kanë vjedhur paratë dhe dokumentet.

Mësohet se italiani ishte gjykatës në Bari, dhe kishte zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tij verore.

Ai e ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërkohë që Policia po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes. Mësohet se policia është vënë në lëvizje pas denoncimit të gjyqtarit, por derimë tani nuk ka asnjë gjurmë nga autori i grabitjes.

Njoftimi i Policisë:

Kavaje. Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/

 

 

Shtuar 11.07.2021 08:05