Këshilli Drejtues i RTSH-së ka zgjedhur këtë të hënë drejtorin e ri, pas votimit të nëntë anëtarëve të bordit.
Në krye të RadioTelevizionit Shqiptar është zgjedhur Enkelejd Joti me 7 vota.
Në garë ime Jotin ishin edhe Iris Luarasin, Laureta Roshin dhe Moza Haxhiaj.
Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.
Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, dhe vjen me më shumë se një dekadë eksperiencë menaxheriale në një prej kompanive më të fuqishme mediatike.
Gara për drejtor u hap pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat.
Drejtori i zgjedhur i RTSH-së votohet në Kuvend.