Më datë 13 qershor Partinë Demokratike do të mbajë zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie.
Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.
Jemin Gjana është propozuar për kryetar ndërsa për anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani.
Ndërkohë që Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri janë propozuar për të qenë ndihmës/anëtarë në këtë Komision që do të ketë rolin e një ‘’KQZ’’-je në këto zgjedhje të brendshme të PD. /albeu.com/