Zgjedhjet për kreun e ri të PD, mësoni nga cili qytet e nis fushatën Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha nis fushatën për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Berisha e nis fushatën, ditën e dielë në një takim në qytetin e Lezhës.

Të nderuar anëtar të PD Lezhë!

“Ju njoftojmë se ditën e dielë, me dt.15.05.2022 ora 17:00 në Qendren Kulturore të Fëmijëve Lezhë (Ish-Pallati i Pionierit), lideri historik i PD Shqiptare, Prof.Dr. Sali Berisha do të prezantojë para antarësisë së PD Lezhë Platformen e tij si kandidat për Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Jeni të mirëpritur në këtë aktivitet” shkruan ne rrjetin social facebook kryetari i PD ne Lezhe Arben Ndoi./albeu.com