Zgjedhjet për kreun e PD, Açka: Sot s’duhet votuar për emrin, por për ndarjen nga tranzicioni

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar për zgjedhjet për kreun e PD-së.

Açka shkruan në Facebook se sot nuk duhet votuar për emrin, por për ndarjen përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.

“Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tendë: të vizatosh blu mbi blu. Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur”, shkruan Açka.


Shtuar 29.07.2023 09:18