Në axhendën e publikuar sot nga Komisioni Zgjedhor në PD, bëhet e ditur se Berisha do të takohet nesër militantët në Fier, ndërsa Ibsen Elezi do të jetë në Has dhe Kukës.
Njoftimi
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.
Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:
E premte, dt 13 maj 2022
Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.
E shtunë, dt 14 maj 2022
Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës
Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.
Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier
Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022./albeu.com