Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, ka pranuar humbjen e së majtës dhe fitoren e koalicionit të së djathtës dhe të djathtës ekstreme në zgjedhjet parlamentare, pasi numërimi i votave në vend thuajse është drejt përfundimit.
Rrjedhimisht, kryetarja e socialdemokratëve ka njoftuar gjatë një konference për media dorëheqjen e saj, të cilën do ta dorëzojë zyrtarisht nesër, të enjten.