Zgjedhjet në Shqipëri, Soreca: BE reagon sonte

Soreca:

Kjo ishte dita e dytë e vëzhgimit tim në këto zgjedhje të rëndësishme. Unë jam duke vëzhguar disa nga qendrat e votimit në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet në mënyrë të paeviteshme po bëjnë pushim që të rifillojnë sërish punën. Më lejoni të them se procesi duhet të vijojë pa probleme dhe vonesa sepse dhe qytetarët shqiptarë janë duke pritur.

Qyetatrët shqiptarë e thanë fjalën e tyre dje pavarësisht pandemisë me një pjesëmarrje të lartë dhe kjo ishte nje tregues i mirë i jetës demorkatike në Shqipëri. Më lejoni të them se kanë mirëpritur votimin elektronik në njësinë nr 10.// Të presim të gjithë ashtu siç ka bërë thirrje dhe Presidentit që të presim rezultatin.

Siç e thashë në fakt derisa të numërohet vota e fundit mos të arrijmë në konkluzione. Unë me ekipin e BE-së do të vazhdoj turin tim të vëzhgimit në qendrat e ndryshme të votimit dhe ne kemi 50 skuadra në të gjithë Shqipërinë. Falenderoj të gjitha ambasadat e BE në Shqipëri dhe amabasadat jot ë Be në Shqipëri që po ndihmojnë në vëzhgimin e e numërimit të votimit si dhe falenderoj OHDIR që po vëzhgon. Gjithashtu po presim në orën 15:00 konferencën e OHDIR për konkluzionet e tyre.

Ndoshta ka mundësi që sonte të ketë një deklaratë nga udhëheqësit e BE në lidhje me procesin zgjedhor ne Shqipëri. Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe unë po vazhdoj me vëzhgimet në qendrat e tjera të votimit.


Shtuar 26.04.2021 13:00